Pozitiv me COVID, shqiptari del nga shtëpia për të shitur kokainë, spiunohet nga banorët

153
Sigal

Në një kohë që duhet të qëndronte në shtëpi sepse kishte rezultuar pozitiv me COVID, një i ri shqiptar jo vetëm që ka dalë jashtë, por edhe ka shpërndarë kokainë.

Oficerët në një zonë të La Sapienza pas disa raportimeve nga disa banorë, kanë befasuar 26-vjeçarin me origjinë shqiptare, pasi ai kishte shitur një pako kokainë.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij i është gjetur një sasi tjetër kokaine e fshehur poshtë sendiljes dhe 500 euro. Në kontrollin që iu bë në shtëpinë e tij, iu gjetën edhe 7400 euro të tjera, të cilat gjithashtu iu sekuestruan, pasi u konsideruan të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Shqiptari i arrestuar tregoi gjithashtu se disa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID, nga i cili më pas u konstatua se nuk ishte shëruar ende, si dhe ishte sanksionuar për këtë shkelje. Aktualisht ai është lënë në arrest shtëpie në pritje të seancës së radhës.