Portugali, turisti italian bie në një vepër arti në një muze, përfundon në spital

497
Sigal

Një turist italian ka përfunduar në spital, pasi ka rënë në një vepër arti në Muzeun Serralves të Porto, në Portugali.

59 vjeçari ka rënë brenda në “Discesa al Limbo” një vepër e skulptorit britanik Anish Kapoor, që konsiston në një pus të zi me një thellësi 2 metra.

Turisti i është afruar vendit për të kuptuar nëse bëhej fjalë për një iluzion optik apo për një gropë të vërtetë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë brenda.

Burri është shtruar në spitalin San Antonio, ku po merr ndihmën mjekësore. Pavarësisht se vizitorët ishin njoftuar për rrezikun, forcat e sigurisë së muzeut kanë thënë që do të merren sërish masa për të evituar ngjarje të tilla.