Poroshenko: Do të luftoj për çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës

511
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, tha se qytetet Lugansk dhe Donetsk, të cilët aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve pro-ruse, deri në fund të vitit sërish do të jenë nën sovranitetin e vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA). Poroshenko në një fjalim të mbajtur në takimin e Këshillit të qyteteve të ukrainës ceku edhe çështjen e krizës në lindje të vendit të tij. Ai tha se Rusia duhet që ti përmbahet plotësisht marrëveshjes së Minsk-ut, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të zbutur sanksionet.
“Qytetet Lugansk dhe Donetsk, të cilët aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, deri në fund të vitit përsëri do të jenë nën sovranitetin e Ukrainës. Si president dhe komandant suprem, ju them, se do të luftoj për çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës”, tha Poroshenko.
Kreu i shtetit së Ukrainës tha se do të bënte gjithçka për të ruajtur integritetin territorial të vendit të tij dhe se do të kthejë nën sovranitetin e Ukrainës së pari rajonin e Donbasit dhe më pas edhe Krimenë.
Sigal