Poloni, arrestohet ukrainasi i kërkuar nga SHBA-të

353
Prokuroria në Poloni tha se një person ukrainas është arrestuar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, ku ai është i kërkuar për dyshime se ka vjedhur dhe pastruar së paku 10 milionë dollarë. Zëdhënësja e prokurorisë në qytetin Krakov, Boguslaw Marcinovska, tha sot se i dyshuari 45 vjeçar, i identifikuar vetëm si Oleksandr K., ishte arrestuar para një jave dhe do të mbetet në paraburgim në Poloni, derisa të vazhdoj procedura për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, shkruan rel.

Autoritetet amerikane e konsiderojnë atë të dyshuar për pjesëmarrje në pastrim të parave, vjedhje dhe transferim të pasurisë së vjedhur në vendet e jashtme. Nëse shpallet fajtor, ai sipas ligjeve në Shtetet e Bashkuara mund të dënohet deri në 20 vjet burg.