Politika shqiptare përshëndet nënshkrimin e MSA nga Kosova

442
Sigal
Nënshkrimi i MSA së mes Kosovës dhe BE është përshëndetur edhe nga Tirana zyrtare.
Kryeministri Rama e quan zhvillim historik. Në profilin e tij në FB, Rama shkruan: “Zhvillim historik per Kosoven nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian (+fakt kokeforte per frytet e Dialogut)”

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nëpërmjet profilit të tij në FB shkruan se nënshkrimi i MSA-së midis Kosovës dhe BE-së plotëson rrjetin e Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ankoron më tej Kosovën në rrjedhat europiane.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nënshkrimi i MSA është një arrtije e madhe.
“Kosova hodhi sot nje hap historik ne drejtim te anetaresimit te saj ne Bashkimin Europian. Nenshkrimi i MSA eshte nje arritje madhore e shtetit dhe qytetareve te Kosoves dhe nje investim i sigurte per interesat kombetare te shqiptareve kudo ku jane. Urime Kosove!”

NOA