Policia shpall në kërkim 2 të rinjtë e rrezikshëm, ekzekutuan ish-snajperistin kurd

653
Sigal

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të vrarë në Hartlepool.

30-vjeçari Hemwand Ali Hussain u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në rrugën Charterhouse, më 15 Shtator të vitit të shkuar.

Sipas asaj që shkruan “BBC”, policia e Cleveland tha se viktima kishte shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Autoritetet britanike publikuan fotot e dy shqiptarëve, sëbashku me një përshkrim për secilin prej tyre, ndërsa një apel e kishin edhe për qytetarët.

“Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë.

Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen”, tha zyrtarja e policisë, Sarah Robinson.