Policia serbe ndalon biznesmenin e njohur me origjinë shqiptare

194
Sigal

Biznesmeni nga Peja, Naser Kelmendi, është ndaluar sot nga Policia serbe dhe është dërguar në Stacionin Policor të Lloznicës. Sipas mediave serbe, ai ende po mbahet aty.

Kelmendi është ndaluar në hyrje të një hoteli rreth orës 13:30, njofton “Novosti”. Mediat shkruajnë se “tek ai nuk është gjetur diçka që do ta lidhte me ndonjë vepër penale”. Ende nuk ka informacion zyrtar për çfarë është ndaluar.

Naser Kelmendi ishte akuzuar vite më parë në Kosovë për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar. Ai ishte dënuar për trafikim të narkotikëve me gjashtë vjet burgim mirëpo lënda ndaj tij është kthyer në rigjykim. Ndërkohë për dy pikat tjera të aktakuzës është liruar.

Ai ka vite që jeton mes Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi. Sipas mediave serbe Naser Kelmendi është një shtetas i Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, por qëllimi i biznesit të tij (si i ligjshëm dhe i paligjshëm) shtrihet në Malin e Zi, ku ai zotëron një numër të madh të pasurive të patundshme, si dhe një hotel në plazhin në Ulqin, nën emri “Kaza gradne”. Naser është pronari i hotelit me të njëjtin emër në Ilid?a.

Fakti që kur ai u soll para prokurorëve të Sarajevës në 2007, ai nuk e dinte se sa vetura zotëronte, sepse nuk mund t’i mbante mend ato, flet me siguri se sa e madhe është pasuria e tij. Gjatë viteve 1990, kur duket se biznesi i tij arriti majën, hetimet u kryen kundër Kelmendit në disa vende. Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që ai doli para gjykatave. Në vitin 1976, ai u dënua me një vit e gjashtë muaj në Pejë për vrasje në tentativë.