Policia italiane operacion antidrogë, në shënjestër një grup shpërndarësish shqiptarë

100
Sigal

Operacioni antidrogë i policisë italiane, arrestime në Città della Pieve, në shënjestër një bandë shqiptare. Një operacion antidrogë i policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit në zonën e Città delle Pieve.

Nga burime hetimore, po vijojnë arrestimet ndaj disa shtetasve shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge, veçanërisht kanabis dhe kokainë.

Disa agjentë morën masa për ekzekutimin e urdhrave të paraburgimit, pas një hetimi që bëri të mundur konstatimin se grupi i shqiptarëve që drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës ishte aktiv në zonën e liqenit Trasimeno.