Po mblidhnin karburant nga autoboti i rrëzuar, humbin jetën 55 persona në Niger

485
Sigal

Pesëdhjetë e pesë persona humbën jetën në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, pasi një kamion cisternë u përmbys, ndërsa turmat e njerëzve u përpoqën të mbledhin karburantin e derdhur, raportoi “AFP”, që citon autoritetet vendase de dëshmitarët.

Shpërthimi ndodhi në rrugën pranë aeroportit ndërkombëtar të Niameyt, ndërsa nga flakët kamionë, motoçikleta dhe mjete të tjera u shkrumbuan.

Gjithashtu dëmtime pësuan edhe banesat pranë vendit ku shpërtheu zjarri. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se 36 persona u plagosën në ngjarjen e rëndë.

Dëshmitarët thanë se njerëzit po përpiqeshin të mbledhin benzinë ​​që dilte nga kamioni, i cili ishte përmbysur pranë shinave të trenit, kur ndodhi shpërthimi.