Po kalonte tre shqiptarë në kufirin anglez, gjykata dënon me burg 53-vjeçaren

178

Tentativa për të kontrabanduar tre shqiptarë në Britaninë e Madhe i ka kushtuar shtrenjtë një 53-vjeçareje angleze.

Në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme, Jackie Willis nga Feltham u dënua me 6 muaj burg dhe dy vite për të mos shkelur në Francë. Ajo tentoi të kalonte shqiptarët e mitur në anën tjetër të kufirit duke i futur në bagazhin e makinës së saj, por përfundoi në prangat e policisë britanike.

Shqiptarët do të kalonin nga Calais në Dover përmes tunelit nënujor. Avokatja e saj, sqaroi se Jackie i ishin ofruar 9 mijë paund në total nga një trafikant për të transportuar shqiptarët dhe shuma e madhe e parave e ka tunduar.

Megjithatë, Willis i duhet të kalojë gjysmë viti pas hekurave të burgut. Në fillim të këtij muaji, tre burra britanikë u burgosën për trafik njerëzor pasi kontrabanduan tre adoleshentë vietnamezë dhe një të ri në Britani nga Franca.