‘Po e çon jetën dëm’/ Babai shqiptar e vrau vajzën 20-vjeçare pas sherrit për drogën

331
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga krimi monstruoz që tronditi Australinë dhe Shqipërinë para disa muajsh.

Një shqiptaro-australian, i quajtur Petrit Lekaj, qëlloi për vdekjen vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekaj në korrik të vitit të shkuar.

Të mërkurën në gjyq kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas ABC Australia, Lekaj e qëlloi tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare pas një sherri për stilin e jetesës.

Sipas medieve australiane babai ishte tërbuar pasi e bija merrte drogë dhe shkonte nëpër festa.

Prokurorja e çështjes tha se ai besonte se e bija po e çonte jetën dëm me këtë stil jetese.

Për ironi, Lekaj është dënuar kur ishte i ri për trafik droge, raportojnë mediat australiane.