Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro transformohet “në varrezë masive” (VIDEO)

279
Sigal

Plazhi i famshëm i Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua brenda natës nga një pikë turistike në një “varrezë”, kur një organizatë lokale nisi një protestë kundër qeverisë për përgjigjen ndaj pandemisë.

Vullnetarët gërmuan 100 varre në plazh të enjten si një kujtesë simbolike për mijëra brazilianë që kanë vdekur nga COVID-19, dhe gjithashtu për të denoncuar atë që ata e quajtën “paaftësi” të autoriteteve publike ndaj pandemisë.

“Qëllimi është të protestojmë kundër gabimeve të bëra nga qeveria federale në trajtimin e krizës humanitare që po vuan Brazili.”