Plas grushti në plazhin e mbushur me njerëz, pushuesit harrojnë distancimin social

62

Një përleshje e madhe mes pushuesve shpërtheu në një plazh, ku njerëzit e përfshirë në sherrin masiv, ‘harruan’ rregullat e detyrueshme të distancimit social.

Gjatë ditë së djeshme, mijëra njerëz u mblodhën në plazhe, ndërsa britanikët u përpoqën të shfrytëzojnë sa më shumë motin e mirë pasi kryeministri Boris Johnson lehtësoi masat e bllokimit

Por distancimi social “u harrua” në Broadstairs, Kent, ku plazhistët u gjenden në një luftë masive.

Pamjet tronditëse tregojnë dhjetëra njerëz që mblidhen para se gjërat të nxehen dhe grumbullohen papritmas, ndërsa familjet e habitura shikojnë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kishin ardhur policia dhe të paktën një person u plagos dhe u trajtua nga paramedikët.