Planifikuan sulm terrorist, arrestohet çifti në jug të Francës

417
Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një çift myslimanësh në jug të Francës, të cilët kishin planifikuar një sulm terrorist.
Shpërthimi do të ekzekutohej nga gruaja përmes futjes së eksplozivit në një bark fals shtatëzanie.
Ky objekt ishte blerë në internet nga 23-vjecarja e quajtur Camille. Policia ka arrestuar edhe bashkëshortin e saj 35-vjecar.
Autoritetet pasi bastisën shtëpinë, kontrrolluan kompjuterin e çiftit, ku edhe zbuluan se gruaja kishte bërë për disa muaj kërkime në internet rreth bombave artizanale dhe kamikazëve. Hetuesit mwsuan gjithashtu se ajo i’a kishte komunikuar planin disa mikeshave të saj, të cilave u kishte thënë edhe se bashkëshorti i saj do të shkonte për të luftuar në Siri.
Gjatë kohës që mbërritën në stacionin policor, të dyshuarit refuzuan të ulen në një stol, duke e shpenzuar të gjithë kohën duke u lutur. Gruaja është një një franceze e besimit mysliman, ndërkohë që bashkëshorti i saj është me origjinë shteti i Afrikës Qëndrore, Çad. Çifti ka edhe një vajzë të vogël dy vjeçare.
Të parët për
Sigal