Planeti i 9-të? Astronomët amerikanë rrëfejnë zbulimin e rrallë

539
Sistemi solar ndoshta mund të ketë pjesë të sajën, edhe një planet tjetër, një planet të 9, që është rreth 10 herë më e madhe se toka dhe që orbiton shumë pranë Neptunit, sipas një studimi të publikuar. “Ky është i vetmi zbulim sot për sot që mund të na shpjegojë sjelljen e cuditshme në këtë moshë të sistemit tonë diellor. Ky shpjegim është se atje ka një tjetër planet gjigand, një planet 10 herë më të madh se masa e tokës, shumë më larg se Neptuni” tha astronomi Mike Brown, zbulimi i të cilit është publikuar në revistën e përjavshme “Astronomical Journal”. Stimulimet kompjuterike tregojnë se planeti i mistershëm, nëse realisht ekziston sic hamendësohet, mund të orbitojë rreth 20 herë më larg se dielli sesa toka, sipas Brown dhe kolegëve të tij në Institutin e teknologjisë në Kaliforni. Deri më tani, planeti nuk është vëzhguar në mënyrë direkte. “Ne ende nuk e kemi parë por kemi parë influencën e tij në gravitet, në pjesë të tjera të sistemit tonë solar, ndaj e dimë që është atje. Kemi nisur të vëzhgojmë dhe shumë shpejt do të kemi zbulime të tjera” tha Brown.

Brown dhe astronomi Konstantin Batygin, fillimisht ishin skeptik për idenë e një planeti të tillë të madh. Sipas analizave dhe kërkimeve të tyre, ky planet është i pozicionuar shumë më larg Neptunit, ose më qartë pas tij. “Teoria e këtij planeti të nëntë, ishte e paparashikueshme nga ne. Pamë të dhënat dhe thamë, po, ndoshta ka atje edhe objekte të tjera. Nuk kemi parë kurrë më parë një objekt të tillë. Bëmë kërkime, pamë katalogët e objekte të ndryshme dhe ishin në mënyrë perfekte të regjistruara në to. Ndaj mendohet se do jetë një planet i nëntë, i ri, tjetër”. Brown thotë se tashmë objektivi është të zbulojnë planetin e ri. “Çdokush do të dojë të jetë i parë që zbulon, sheh dhe prek planetin e nëntë. Kjo do të jetë vërtet emocionuese dhe pres me padurim të vërtetojmë teorinë tonë. Ky zbulim do të sfidojë librat e austronomisë, librat e fëmijëve e gjithçka. Gjithçka për kulturën tonë rreth imagjinatës planetare do të ndryshojë, do të duhet të shtojmë një planet të ri”.
Sigal