Plagoset me thikë kandidatja për kryetare në Gjermani

421
Një ditë pas zgjedhjeve në Këln të Gjermanisë, është plagosur rëndë me thikë kandidatja e pavarur Henriette Reker. Ajo u plagos rëndë në laring, por është jashtë rrezikut për jetë. Nuk dihen motivet e sakta të agresorit, 44, por mediat mendojnë se ka të bëjë më politikën e refugjatëve. Bild raporton se gjatë sulmit agresori ka britur: “Unë duhet ta bëj. Unë ju mbroj të gjithëve”. Përveç kandidates ai plagosi edhe tre të tjerë, një politikane të CDU, një të FDP-së dhe një grua që rrinte afër tyre. Tragjedia ndodhi në pazarin publik të Achenit. E gjithë politika gjermane është e shokuar nga ngjarje. Sipas tyre, sulmi ndaj saj ishte agresion ndaj vlerave demokratike dhe kundër gjithë gjermanëve.
Sigal