Piloti rus i mbijetuar, mohon paralajmërimin e Turqisë, për shkelje të hapësirës ajrore

482
Piloti rus i mbijetuar nga rrëzimi i avionit 1 ditë më parë nga Turqia në kufirin me Sirinë ka mohuar të jenë paralajmëruar për shkelje të hapësirës ajrore përpara se të qëlloheshin. Në një intervistë për televizionin rus, kapiten Konstantin Murakhtin ka thënë se nuk kishte asnjë shans që avioni luftarak rus të kishte dhunuar hapësirën ajrore ruse. Nga ana tjetër Turqia zyrtare këmbëngul se pilotët ishin paralajmëruar 10 herë që të ndërronin kurs përpara se të qëlloheshin.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me pilotin tjetër, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa hidhej me parashutë nga avioni në flakë. Kapiten Murakhtin i ka bërë deklaratat e tij nga baza ajrore e Hmeymim, ku avionët rus qëndrojnë në kuadër të fushatës së tyre luftarake në Siri. Piloti rus u mor nga kolegët e tij pasi arriti të shpëtonte përmes hedhjes me parashutë.
Sigal