Philip Reeker: “Politika ose axhenda nacionaliste të mos dalin para integrimit europian”

469
Sigal

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, në një intervistë me Janush Bugajski, është përgjigjur se çfarë pret nga qeveria e re dhe cili është mesazhi i tij pëe politiknaët shqiptarë, sidomos në këtë periudhë të re, kur dihet, që në dhjetor, BE-ja do të diskutojë dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

Janush Bugajski:  Cili do të ishte mesazhi yt kyç për administratën e re shqiptare? Ku duhet të fokusohen ata? Çfarë duhet të përpiqet të bëjë qeveria e re?

 Philip Reeker: Mendoj se, perspektiva europiane, axhenda europiane, u jep atyre një rrugëkalim shumë të saktë, gjëra të qarta të cilat duhet të arrihen në lidhje me reformën legjislative, në lidhje me adresimin e rëndësisë së shtetit ligjor, në lidhje me pushtetin gërryes të korrupsionit dhe ata nuk janë vetëm në këtë. Fqinjët e tyre janë marrë me këto sfida, e mbarë bota. Këtu në SHBA ne jemi marrë me këto sfida dhe duhen shumë përpjekje; nevojitet vullnet i unifikuar dhe nevojitet nja marrëveshje përtej vijave politike dhe që të ketë një axhendë të përbashkët. Detajet specifike se si arrihet kjo, mund të diskutohen. Kjo është diçka e shëndetshme; kjo mund ta bëjë një vend më të fortë, një politikan më të fortë, por mendoj se është e rëndësishme që të mos lejohet politika ose axhenda nacionaliste apo axhendat individuale që të dalin para këtij qëllimi të përbashkët. Dhe, përsa i përket SHBA-ve, ne do të vazhdojmë të mbështesim integrimin euro-atlantik drejt një Europe të bashkuar, të lirë, demokratike, në paqe dhe me begati në rritje.