Pësoi trombozë në tru pasi u vaksinua me AstraZeneca, familjarët e 55-vjeçares i bëjnë thirrje qytetarëve të…

269
Sigal

Mbrëmjen e kaluar u bë publike vdekja e 55-vjeçares italiane Augusta Turiaco, e cila ndërroi jetë pas disa ditësh në koma në poliklinikën “Gaetano Martino”.

Mësuesja e muzikës u vaksinua me AstraZeneca në datën 11 mars dhe pas dhimbjeve të vazhdueshme të kokës pësoi trombozë, dhe kjo gjë çoi në vdekjen e trurit.

Pas vdekjes së saj familja pranoi që të dhuronte kornenë dhe veshkat e saj.

Sa i përket vdekjes së papritur të 55-vjeçares, prokuroria në Messina ka nisur hetimet dhe deri tani ka përfunduar me dëshmitë e familjarve të saj.

Një ankesë iu dërgua gjithashtu Kryeministrit Mario Draghi, Ministrisë së Shëndetësisë, Aifa, Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe ambasadës gjermane, pasi Turiaco ishte më shtetësi gjermane.

Avokati i të ndjerës ka sqaruar se ankesa nuk ka për qëllim sulmin ndaj fushatës së vaksinimit, por për hetime, sqarime dhe detaje të mëtejshme sepse 55-vjeçarja nuk kishte sëmundje dhe gëzonte shëndet të plotë.

Familja e saj paravësisht vdekjes të së bijës i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.