Përplaset ‘keq’ kamioni me makinën, të aksidentuarit të shtrirë në rrugë marrin ndihmën mjekësore

220
Sigal

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Si pasojë, raportohet se ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulance.

Sipas një video-je që ka siguruar Telegrafi, shihen persona të shtrirë të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Po ashtu aksidenti shihet të ketë ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të aksidenti.

Lidhur me rastin Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për të marrë detaje tjera, por aktualisht nuk ka mundur të marrë përgjigje.