Përmes Ballkanit do të hyjnë në Europë 1.5 milion emigrantë të rinj sirianë

460
Shërbimet e Inteligjencës italiane, e në mënyrë të veçantë hetimet investiguese të kryera nga Prokuroria e Palermos kanë lëshuar gjatë orëve të fundit alarmin se 1.5 milionë emigrantë priten të vijnë në Europë përmes rrugës Ballkanike.
Sipas Prokurorës së Palermos “rruga përmes detit nuk është më preokupimi kryesor në krizën e emigrantëve. Rruga e Ballkanit është tashmë fronti i nxehtë i kësaj problematike. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve mbërrin në Libi për të tentuar më pas mbërritjen në Europë përmes detit. Shumica e tyre do të përpiqen të mbërrijnë në Europë përmes rrugës tokësore që kalon përmes Balkanit”.
Ky konfirmim ka ardhur gjatë ditë së sotme dhe nga Ministri i Brendshëm italian, Anxhelino Alfano, i cili ka deklaruar se “prej 1 janarit 2015 e deri më sot janë 9 376 emigrantë të larguar nga Italia, disa prej tyre nuk janë pranuar në kufijtë italianë e disa të tjerë janë riatdhesuar. Si dhe janë arrestuar 468 skafistë”.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Palermos, u shpreh Ministtri Alfano, “këto arrestime kanë bindur organizatat kriminale të ndryshojnë rrugën e emigrantëve e të konsiderojnë kalimin përmes detit në Itali të rrezikshëm për arrestimin e tyre. Dukë kërkuar kështu një rrugë tjetër, atë Balkanike.”
Prokuroria e Palermos me kryeprokurorin Francesko Lo Voi ka hetuar rreth 30 mijë telefonata të përgjuara në shumë gjuhë të ndryshme, ku përgjegjësit e organizatave të trafikut të qënive humane shprehin shqetësimin e preokupimin për arrestimin e shumë skafistëve në territorin italian.
Ky fakt vërtetohet dhe nga pohimet e kryera së fundmi nga skafisti i penduar me kombësi nga Eritrea Nuredin Wehabrebi Atta, i cili po rrëfen gjithçka mbi mënyrën e funksionimit të networkut të trafikantëve drejtuar nga etiopi Ghermay Hermias e sudanezi Jhon Mharay, ndaj të cilit ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar.
Prokurori i Palermos, Calogero Ferrarra, ka deklaruar se janë arrestuar me dhjetra e dhjetra skafistë me dënime të marra prej 18-30 vjet burg, madje njëri prej tyre dhe më dënim të përjetshëm, nën akuza të rënda si “vrasje e qëllimshme, favorizim e trafikim i emigracionit klandestin.”
Ky fakt ka shtuar preokupimin e skafistëve.
“Në Itali na arrestojnë duhet të ndryshojmë rrugë”, konfirmojnë telefonatat e përgjuara nga Prokuroria e Palermos.
Sipas të dhënave të Agjensisë Europiane Frontex prej janarit të 2015 deri më sot janë mbi 100 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Europë në rrugë tokësore.
Rrugë e cila prej Sirisë kalon në Turqi, Bullgari, Rumani, Slloveni, Serbi, Hungari, për të mbërritur në veri të Europës, e duke u përpjekur së fundmi të evitohet Italia.
Shifrat janë alarmuese e sipas Organizatës Botërore të Refugjatëve prej 2013 deri më 2015 rreth 2 milionë persona kanë mbërritur në Europë nga Afrika e Lindja e Mesme.
Vizita zyrtare e prokurorit italian të Palermos Calogero Ferrarra në Liban konfirmon se 1. 5 milionë persona të tjerë në Lindjen e Mesme janë në pritje për t’u nisur drejt Europës përmes rrugës së Ballkanit.
Shunica e tyre janë me kombësi siriane.
Sigal