Përleshje masive mes grupeve shqiptare dhe algjeriane

522
Autosave-File vom d-lab2/3 der AgfaPhoto GmbH
Sigal

Një “luftë” e vërtetë shpërtheu natën e së enjtes më 13 qershor në vendin Meynard, në rrethin e Saint-Michel, në qendër të Bordosë.

Dhuna ishte midis dy grupeve rivale të përbëra nga shtetas algjerianë dhe emigrantë shqiptarë, raportojnë mediat lokale franceze. Të dy grupet u përleshën në mes të tarracave në qendër të Bordosë. Një gazetar, dëshmitar në vendngjarje, tha se grupet janë përleshur me shkopinj dhe sende të tjera ta forta. Sipas mediave francezë, në përleshje janë përfshirë shqiptarë e algjerianë, shumica ilgalë në Francë.

Përleshjet e dhunshme pastaj vazhduan në Place Meynard. Anëtarët e të dy grupeve përdorën karrige dhe tavolina, duke shkaktuar dëme materiale të shumta. Siç raportojnë mediat franceze, dhuna është e përhapur jashtëzakonisht, sidomos mes grupeve migratore.

Në lidhje me këto përleshje të bandave në qytetin e Bordo, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Nicolas Florian, që ka ëdënuar dhunën e përdorur në qytetet franceze.