Përgjaket festa e “Halloween-it” në SHBA, tre të vdekur dhe nëntë të plagosur

457
Sigal

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi të armatosur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat vendase dhe zyrtarët njoftuan se si pasojë e një sulmi në një shtëpi në Long Beach ku festohej Halloween, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur nëntë të tjerë.

Policia nuk dha informacion për shkaqet e incidentit, por as për personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë.