Sigal

LITUANI- Një zjarr i madh ka shpërthyer në një anije pasagjerësh me 335 njerëz në bord në Detin Baltik, përfshirë edhe 37 anëtarë të ekuipazhit.

Lajm konfirmohet nga ushtria e Lituanisë. Zyrtarët lituanezë  kanë  deklaruar se kanë dërguar një helikopter në anije dhe dy të tjerë janë në gatishmëri në rast nevoje.

Anija në të cilën ka rënë zjarr ndodhet 135 km larg nga Kaliningradi. Sipas “RIA Novosti”, ka informacione se një shpërthim ndodhi në dhomën e motorit të anijes. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por grupet hetimore po punojnë intensivisht për të përcaktuar të gjithë dinamikën.

foto galeri foto galeri