Përdhunimi i turistes, dy policët dënohen me 7 vjet burg

404
Sigal

Dy oficerë janë shpallur fajtorë për përdhunimin e një gruaje kanadeze në një zyrë të njohur të policisë në Paris në vitin 2014.

Të dy u dënuan me 7 vjet vjet burg nga një gjykatë në Paris, rreth tre vjet pasi rasti u hodh në një gjyq tjetër.

Emily Spanton, 39 vjeçe, hoqi dorë nga e drejta për anonimitet vetëm për të ndjekur rastin.

Në deklaratën e saj për seancën gjyqësore, ajo tha se ishte ftuar të udhëtojë në zyrat e policisë pas takimit me një grup oficerësh në një bar, por kur shkoi atje u përdhunua nga oficerët.

Zyra, bazuar në 36 Quai des Orfèvres në Paris, është e njohur për rolin e saj në literaturën dhe filmat francezë të krimit.

Të dy oficerët e policisë, Nicolas Redouane dhe Antoine Quirin thanë se Emily nuk kishte mohuar marrëdhënien seksuale.