Për të ndalur Covid-19 dhe ndryshimet e klimës duhet bashkëpunim botëror

247
Sigal

Nga momenti kur shpërtheu pandemia e koronavirusit në botë një frazë që është përsëritur vazhdimisht është:
Ndosha tani do merret më seriozisht çështja e ngrohjes globale. Dhe natyrisht dëmet që shkaktoi pandemia na kujtojnë rëndësinë e tre gjërave të cilat janë të domosdoshme për të trajtuar ngrohjen globale: Shkenca, politika publike dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ndaj edhe duhet të merren shumë seriozisht shkencëtarët të cilët për dekada me radhë kanë paralajmëruar që emetimet e pakontrolluara të gazeve serë do të kishin pasoja të rënda mjedisore.

Fakti që disa nga këto pasoja, përfshirë zjarret, ciklonet, dhe madje një ‘stuhi’ karkalecash në Afrikë janë shfaqur shpesh në të njëjtin vit me Covid-19 çfarë duket se e përforcon mesazhin e shkencëtarëve.

Por ndërsa Covid-19 dhe ndryshimet klimatike shkojnë paralel midis tyre ka shumë udhëheqës shteti në vende të tilla si SH.B.A., Brazili, Meksika dhe madje Mbretëria e Bashkuar që mund të minimizojnë rëndësinë e pandemisë dhe të shkelin rekomandimet e shkencëtarëve, ndaj këta të fundit mund të bëjnë të njëjtën gjë me ndryshimin e klimës.

Pandemia dhe dëmtimi i mjedisit janë të dy shembuj klasikë të asaj që ekonomistët e quajnë të jashtme negative: Problemet që tregjet nuk mund t’i trajtojnë vetë, sepse njerëzit që teshtijnë pa maskë ose që ndotin ajrin nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Ndaj edhe ritheksojmë rolin e politikës publike në të tilla situata. Por ndërhyrja e qeverisë duhet të projektohet në mënyrë inteligjente dhe e synuar për të arritur qëllimet e saj në mënyrë efikase.

Nuk do të kenë rezultate as qeveritë kombëtare pasi këto fenomene si pandemia dhe ngrohja globale, kanë nevojë për një bashkëpunim mes qeverive të botës. Dhe ka politika të tilla bashkëpunuese në disa shtete të botës. Kujtojmë se zjarret që kanë rënë në Australi, Siberi, Evropë, dhe SHBA kanë ndikuar në nivel të lartë në ngrohjen globale dhe po ashtu edhe kanë shtuar nivelin e CO2 në atmosferë.

Por ka një raport pozitiv midis pandemisë dhe ngrohjes globale. E gjithë bota vlerësoi rënien e nivelit të CO2 në atmosferë me pezullimin e fluturimeve ajrore dhe po ashtu edhe me ndërprerjen e qarkullimit të automjeteve, trenave dhe autobusëve madje edhe kafshë të egra nisën të qarkullojnë në rrugët e qyteteve të mëdha.

Ende nuk dihet nëse pandemia do vijojë të ketë një ndikim pozitiv në ndryshimet e klimës globale por një gjë është shumë e qartë: Në kohë të tilla kur papunësia ka arritur nivele të larta dhe kur borxhet e shteteve kanë arritur kulmin dihet që nuk është e mundur të investohet në ngrohjen globale dhe minimizimin e ndotjes së atmosferës.

THE GUARDIAN