Për herë të parë/ Gjykata italiane konstaton se telefoni shkakton kancer, dëmshpërblehet 57-vjeçari

495
Një gjykatë në Itali ka konstatuar se përdorimi i tepërt i telefonit nga një 57-vjecar, i ka shkaktuar atij tumor në tru. Vendimi historik i gjykatës në qytetin Ivres të Italisë i dha paditësit një pension të financuar nga shteti.
Roberto Romeo, 57 vjeç ka dëshmuar para gjykatës se për 15 vite i është detyruar të përdorë celularin e tij për 3-4 orë në ditë për shkak të punës.
“Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të përdorja celularin tim për të folur me kolegët dhe për të organizuar punën. Fillova të ndjeja bllokim të veshit të djathtë derisa u diagnostikova me kancer në 2010. Për fat të mirë ishte i parrezikshëm, por sot nuk dëgjoj dot me veshin e djathtë sepse duhej të hiqej nervi akustik së bashku me tumorin”- tha Roberto Romeo, raporton ‘The Guardian’.
“Për herë të parë në botë, një gjykatë ka njohur lidhjet mes përdorimit të radioaktivitetit të telefonave në shkarkimin e tumorit në tru”- kanë thënë avokatët e 57- vjeçarit, Stefano Bertone dhe Renato Ambrosio.
Gjykata vendosi në favor të tij duke i garantuar një pension mujor prej 500 Eurosh. Ky dëmshpërblim u dha në përputhje të plotë me ekzaminimet shëndetësore të cilat provonin telefonin celular si shkakun kryesor të kancerit.
Sigal