Pentagoni: SHBA-ja fillon trajnimin e ushtrisë ukrainase

453
Ushtria amerikane filloi sot trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe anëtarëve të forcave speciale, sipas një marrëveshjeje për mbrojtjen arritur në muajin korrik, theksoi Pentagoni.
Këshilltarët ushtarakë amerikanë janë vendosur tashmë në Ukrainë për formimin e Gardës Kombëtare, që varet nga Ministria e Brendshme, por marrëveshja parashikon dhe trajnimin e forcave ushtarake.
“Ushtria amerikane do të trajnojë pesë batalione ushtarësh dhe një batalion të forcave speciale”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.
“SHBA-ja kanë dhënë që prej vitit 2014 më shumë se 265 milionë dollarë ndihmë dhe pajisje për Ukrainën”, theksoi ai.
Sigal