Pensionistët grekë protestojnë për masat ekonomike

417
Pensionistët grekë kanë marshuar në rrugët e Athinës, duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Mbajini duart larg pensioneve tona”. Kjo protestë vjen pak ditë pas miratimit të buxhetitit nga ana e qeverisë, ku u vunë re shkurtime drastike të pensioneve. Gjatë intervistave të dhëna, qytetarët u shprehën se masat e qeverive të ndryshme, të marra gjatë viteve të fundit, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

“Nëse situata nuk ndryshon, gjërat do të bëhen edhe më të vështira. Ne kemi parë se çfarë kanë bërë qeveritë e shkuara dhe po shohim se cfarë po bën qeveria e Tsipras. Mund t’u them se çdo gjë është drejt përkeqësimit.” Deri më tani, kabineti i Kryeministrit Tsipras ka rritur moshën e pensioneve, ka shtuar taksat si dhe ka shkurtuar shumicën e pagave për punonjësit e administratës publike.
Sigal