Pavarësia – Orë tensioni për Katalonjën, afati i lënë nga Spanja drejt skadimit

470
Për Presidentin katalan, Carles Puigdemont, po afron afati për të sqaruar nëse Katalonja ka shpallur pavarësinë nga Spanja ose jo. Katalonja rrezikon sundimin e drejtpërdrejtë nga Madridi në rast se konfirmon shkëputjen, teksa mbi liderin rajonal Puigdemont rëndon presioni i aleatëve që kërkojnë pavarësinë dhe ndërkombëtarëve që këshillojnë të kundërtën.

Vetëm pak orë e ndajnë liderin e Katalonjës nga afati i vendosur nga qeveria qendrore për të sqaruar nëse rajoni ka shpallur pavarësinë ose jo.

Nëse presidenti katalan Carles Puigdemont konfirmon shkëputjen nga Spanja, ai do të ketë kohë deri të enjten për të tërhequr deklaratën, në të kundërt, Katalonja autonome përballet me perspektivën e sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.

Pas një referendumi për pavarësinë dy javë më parë, që u shpall ilegal nga Gjykata Kushtetuese spanjolle, Puigdemont nënshkroi një deklaratë pavarësie, por pezulloi menjëherë zbatimin e saj.

Lideri katalan kërkoi negociata me qeverinë në Madrid, kërkesë e cila nuk i është garantuar.

Puigdemont është tashmë nën presion nga partnerët e koalicionit për të vijuar me shpalljen e pavarësisë, ndërkohë që politikanët spanjollë dhe atë ndërkombëtarë lobojnë për mos-shpallje të shkëputjes.

Edhe Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nëse Katalonja ndahet nga Spanja, rajoni nuk do të jetë pjesë e unionit.
Sigal