Sigal

Deputeti në Parlamentit e Italisë dhe ish-ministri i Sportit, Luca Lotti kërkoi anulimin e ndeshjes finale në futboll të Superkupës së Italisë në Rijad, për shkak të rastit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Lotti, i cila ka ushtruar funksionin e ministrit të Sportit në qeverin e kaluar të Partisë Demokratike, ka shkruar në rrejtin social lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

“Shoqëria civile ndërkombëtare në të gjitha nivelet duhet të ngre zërin. Besoj se as opinioni sportiv italian nuk duhet dhe nuk do të qëndrojë anash. Është e nevojshme që menjëherë të revokohet vendimi lidhur me ndeshjen finale të Superkupës së Italisë në Rijad”, tha Lotti.

Ai theksoi se është për t’u kuptuar se arsyeja për zhvillimin e ndeshjes në Rijad është me interes ekonomik, por theksoi se nuk duhet mbyllur sytë para asaj që ndodhi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

“Si deputet i Parlamentit, ish-ministër i Sportit dhe qytetar i këtij vendi, ju ftoj që edhe njëherë të rishqyrtoni vendimin për ndeshjen finale të Superkupës në Rijad. I bëj thirrje Qeverisë së Italisë që të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të mbrojtur vlerat e futbollit italian”, ka shkruar Lotti.

Vendimi, për ndeshjen finale të Superkupës italiane në mes të Juventusit dhe Milanit, ishte sjellë më herët, sipas së cilës ndeshja do të luhet më janar 2019 në Rijad.

Gazetari dhe kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pas pretendimeve disa ditore se ata nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan të shtunën në mëngjes se Khashoggi u vra gjatë një grindjeje të pretenduar në konsullatë.

Hetimi për vrasjen ende në vazhdim ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e mbetjeve të Khashoggit dhe zbulimi i autorëve për vrasjen.