Pas vrasjes makabre doli për kafe / Shqiptari tregon si e dogji pronarin grek

225
Sigal

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi dje ishullin e Santorinit, ku një i ri shqiptar 20-vjeç vrau dhe dogji pronarin e një hoteli, Nikos Halaris pasi nuk kishte pranuar që t’i jepte 200 euro për punën që kishte bërë pak kohë më parë.

Shqiptari është shprehur para grupit hetimor se shkoi në hotelin e pronarit dhe i kërkoi hakun e tij, por 69-vjeçari kishte refuzuar. Në debat e sipër, i riu e goditi e la pa ndenja dhe më pas kur mbaroi e leu me një shishe vodka dhe i vendosi flakën. Pas ngjarjes, 20-vjeçari mori një leckë dhe fshiu gjurmët e gjakut.

Unë e tërhoqa zvarrë dhe e vendosa në një hapësirë të vogël. Aty mora të gjitha letrat që gjeta dhe i vura mbi të. Kërkova për të gjetur ndonjë gjë të ndezshme dhe pastaj pashë një shishe vodka me të cilën e leva dhe i vendosa zjarrin” rrëfeu krimin ai.

Por çfarë ndodhi më pas? Shqiptari, i qetë duke përfituar edhe nga fakti që rrugët ishin bosh dhe lëvizje nuk kishte për ta pikasur iku i qetë në shtëpinë e një shoku të tij, ndërroi rrobat dhe shkoi për kafe sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por dicka kishte harruar dhe u rikthyer sërish në vendin e krimit. Ai mori celularin e viktimës dhe e hodhi në det. Ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë.

Por kamerat e hotelit e tradhtuan dhe e zbuluan duke e arrestuar. Në momentin që policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar gjeti edhe këpucët që shqiptari kishte veshur në momentin që shkoi në hotel për herë të dytë, ku mori celularin e viktimës.

I riu ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke, pasi e kishin kapur pa letra, por ai ishte rikthyer sërish për të punuar për të ndihmuar nënën dhe motrën në Shqipëri, pasi i ati i kishte vdekur disa kohë më parë.