Pas tragjedisë me mbi 190 të vdekur, një zjarr i madh përfshin Portin e Bejrutit në Liban

227
Sigal

Një tjetër zjarr ka rënë në Portin e Bejrutit në Liban, e ngjarja ndodh pas tragjedisë në këtë vend, ku pati shpërthim më herët.

Zjarri shpërtheu në zonën e lirë të portit, ku gomat dhe vajrat e ruheshin nga një kompani importuese, tha drejtori i ngarkuar i portit, Bassem al-Kaissi një stacioni televiziv lokal.

Zjarri “filloi në kanaçe vaji përpara se të përhapet në goma”, shtoi ai, pa qenë në gjendje të përcaktojë origjinën. “Zjarri mund të ketë ndodhur për shkak të një gabimi apo nxehtësisë”, tha z. Kaissi.

Kamionë të mbrojtjes civile u dërguan në vendin ku janë flakët, ndërsa ushtria vendosi helikopterë në përpjekje për të shuar zjarrin.

Në mediat sociale, shumë video tregojnë një re të madhe zjarri dhe kolona të trasha tymi të zi.

Kryqi i Kuq Libanez raportoi një person të plagosur deri tani.

Incidenti i së enjtes u kujtoi libanezëve ditën fatale të 4 gushtit, kur shpërtheu një sasi e madhe e nitratit të amonit të ruajtur në një depo në port. Tragjedia, tepër e madhe për libanezët e vendosur e gjunjëzuar nga një krizë e rëndë ekonomike, ka lënë të paktën 190 të vdekur dhe më shumë se 6 500 të plagosur, duke shkatërruar të gjithë rrethinat e Beirutit.