Pas sulmeve në Këln, grupet vullnetare shprehin gatishmëri për rendin dhe sigurinë

465
Pas sulmeve seksuale ndaj grave gjatë natës së ndërrimit të viteve në Këln të Gjermanisë, grupe të vogla vullnetarësh kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur civilët. Por ekspertë të sigurisë janë treguar skeptikë, duke deklaruar se kjo lloj mënyre mund të shërbejë edhe si kamuflim për ekstremistët e djathtë. Kjo iniciativë përfshin që nga grupet që zakonisht patrullojnë zona të qyteteve gjermane e deri tek grupet e orëve të vona të natës që jo pak herë janë dalluar për dhunën që ushtrojnë. Sipas ekspertëve, civilëve nuk duhet tu lejohet të luajën rolin e sherifit.Megjithatë sulmet në Këln duket se kanë krijuar një tjetër atmosferë kërcënuese. Mijëra persona i janë bashkuar faqes në facebook “Një për të gjithë dhe të gjithë për një, të mbrojmë Dyseldorfin”.

Misioni i tyre është të kujdesen dhe të ruajmë gratë në vendet ku rreziku është më i madh. Grupi bën thirrje që të kryhet një patrullim i përbashkët gjatë fundjavave dhe në evente të rëndësishme, duke shtuar se nuk është një grupim racist. Gjithsesi ekziston frika që grupe të tilla që janë krijuar nga ekstremistë të djathtë mund të infektojnë edhe persona të tjerë me ideologjinë e tyre. Kryetari i Departamentit të Inteligjencës në landin e Saksonisë, Gordion Meyer-Plath, u shpreh se është mjaft i shqetësuar në lidhje me grupin e njohur me emrin ” Mbrojta civile FTL/360″ pasi në të shkuarën ata kanë organizuar protesta masive kundër-emigrantëve.

Një anëtar i grupimit të vullnetarëve që operon në landin e West-Pomerania, është përfaqësues i Partisë Kombëtare Demokratike dhe është një person me preçedent penal. Këto grupime i japin mundësinë ekstremistëve të djathtë të ndihen pjesë e një revolucioni dhe të sillen si ushtarë, diçka që i bën të ndihen të rëndësishëm. Për momentin nuk ka një ligj që ndalon krijimin e grupimeve të tilla vullnetare, megjthatë atyre nuk u lejohet të posedojnë armë ose të përdorin dhunë, as që ti kërkojnë mjet identifikimi një individi edhe nëse ky i fundit ka një sjellje dyshuese.

Për momentin duket se nuk ekziston nevoja që autoritetet të monitorojnë grupet e vullnetarëve. Ekspertët e kriminologjisë deklarojë se të tilla grupacione nuk shkaktojnë problem, por as nuk e rrisin nivelin e sigurisë, madje në shumë raste janë të pakët në numër, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk kanë kohën e mjaftueshme. Kjo u konfirmua edhe së fundmi, ku pavarësisht se në faqen e grupimit nga Dyseldorfi ishin të regjistruar më shumë se 10 mijë persona, vetëm disa dhjetra ju përgjigjën thirrjes për patrullim.
Sigal