Pas shkollave dhe çerdheve, Danimarka merr tjetër vendim. Ja bizneset që do të hapen

391
Sigal

Danimarka do të vijojë me disa lehtësime të tjera, në vijim të planit për një rihapje pas kufizime për shkak të pandemisë.

BBC raporton se do të lejohet hapja e disa biznese të vogla si berberit, sallonet e bukurisë dhe autoshkollat. Ata do të lejohet të nisin aktivitetin që nga data 20 prill, kanë thënë burime qeveritare.

“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur një ditë më shumë sesa është absolutisht e nevojshme,” tha kryeministri i vendit.

Masa vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, njoftuan një lehtësim të ngjashëm të masave të tyre të bllokimit.

Të Mërkurën, Danimarka tashmë rihapjen e shkollave fillore dhe çerdheve, pasi të ishin vendosur më parë kushtet për distancën.

Vendi do t’i mbajë kufijtë e tij të mbyllur dhe gjithashtu nuk lejon asnjë lloj grumbullimi, përfshirë palestrat apo restorantet.

Danimarka ka rreth 7,000 të infektuar dhe 321 vdekje.