Pas Julen, gjendet një tjetër i vdekur brenda një pusi

407
Sigal

Në një kohë që familja e  2-vjeçarit Julen Rosello vajton ende humbjen e tij tragjike pas rënies brenda një pusi, një tjetër rasti i ngjashëm goditi sërish Spanjën jugore, ku trupi i një 45 vjeçari u gjet i vdekur në fund të një pusi tjetër.

Njeriu i paindentifikuar u largua nga shtëpia rreth orës 12 për një shëtitje me qenin e tij në kodrat e Villanueva del Trabuco në Malaga, në Spanjën jugore. Menjëherë pas ngritjes së alarmit personeli i kërkim shpëtimit u dërgua në kërkim të tij, përfshirë këtu edhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor.

Burri u gjet i vdekur, duke lundruar në ujë në një pus të thellë tre metra, rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, raporton ABC Spain. Ndërkohë ende pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Para rastit tragjik të 2-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet pas një operacioni shpëtimi 13-ditor, autoritetet vendore  kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur qytetarët që të vëzhgonin, dhe të njoftonin për çdo pus të paligjshëm.