Parlamenti grek miraton buxhetin, 5. 7 mld euro shkurtime në sektorin publik

406
Parlamenti grek ka miratuar buxhetin e vitit 2016, duke shkurtuar plot 5.7 miliardë euro nga sektori publik.
Në bazë të planit, pritet të arkëtohen 1.8 miliardë euro nga reforma e pensioneve si dhe 500 milion euro nga sistemi i mbrojtes. Ndërkohë, nga rritja e taksave, shteti do të përfitojë plot 2 miliardë euro.
Buxheti kaloi me 153 vota pro dhe 145 kundër, teksa dy deputetë nuk ishin pjetë e procesit të votimit.
Kryeministri Tsipras u shpreh se plani i vitit të ardhshëm është një zgjedhje e vështirë, por tha se nuk do të hezitonte për t’u përballur me kreditorët e Greqisë në rast se një gjë e tillë do të duhej.
“Plani i buxhetit është një zgjedhje e vështirë, pasi ne duam të lëmë shenjë si një qeveri që dëshiron të vendosë drejtësi sociale dhe të bëjë një rishpërndarje më të mirë të të ardhurave për shtresat në nevojë. Do të dalim nga kriza me kokën lart dhe në rast se do të na duhet, do të përballemi sërisht me kreditorët.”
Plani i buxhetit për vitin 2015 u kundërshtua ashpërsisht nga forcat opozitare.
Përfaqësuesi i i Partisë Konservative, Demokracia e Re, Yannis Plakiotakis tha se buxheti i miratuar nuk është i duhuri pasi sipas tij, nuk do të funksionojë dhe nuk fiton dot besimin e qytetarëve.
Ai shtoi se masat e ashpra ekonomike nuk do të mund të implementohet, pasi janë të palogjikshme.
Përfaqësuesit e Eurozonës, të bankës qëndrore europiane dhe FMN-së do të rikthehen në Athinë më datë 7 dhjetor për të diskutuar më tej mbi zbatimin e reformave ekonomike.
Sigal