Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

510
Sigal

Parlamenti Europian sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nga 628 deputetë që kanë qenë të pranishëm në seancë, 420 kanë votuar pro liberalizimit, 186 kundër dhe 22 kanë vendosur që të abstenojnë.

Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.

“Kërkoj të votoni pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”, ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.