“Paratë ose të vrava”/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17 vjeçarit italian. Policia e zbulon menjëherë nga shqiponja që…

290
Sigal

Thikë në fyt shoqëruar me kërcënimin: ose para ose jetën. Në këtë mënyrë një 20-vjeçar shqiptar ka kërcënuar një 17-vjeçari nga Milano, i cili ndodhej në një park rreth orës 02:00 në Riccione.

Pas kërcënimi me thikë, ai i mori adoleshentit 150 euro që mbante në portofol. Pasi mori shumën, ai u largua me biçikletë drejt bregdetit, megjithatë pak momente më vonë iu bashkua edhe policia.

Karabinierët e njohën menjëherë falë një shqiponje të bërë tatuazh në dorë. Djali u arrestua për grabitje dhe u dërgua në burg në pritje të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Paratë, të gjetura në pantallona të shkurtra, iu kthyen pronarit.