Paralizohet Stambolli, anulohen 640 fluturime dhe mbyllet ura e Bosforit

516
Sigal

Reshjet
e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin kanë bërë te mbyllet Ura e
Bosforit dhe kompania ajrore “Turkish Airlines” (THY) të anulojë 640 fluturime
brenda dhe jashtë Turqisë, të cilat do të realizoheshin nëpërmjet aeroportit
“Ataturk”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Si pasojë e vonesës së
fluturimeve, kompania ajrore “Turkish Airlines” THY në dy ditët e fundit ka
ofruar udhëtime për 29 000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë
që 13 000 udhëtarë të tjerë janë dashur të vendosen në hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë
shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia për realizimin e fluturimeve
të së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Gjithashtu, stafi i aeroportit po
punon për pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.

Ura e Bosforit është mbyllur,
ndërkohë që një stuhi e rëndë dëbore goditi Stambollin.