Paralajmërimi i ekspertëve/ Mes Putin dhe inteligjencës ruse ka tensione për luftën në Ukrainë

150
Sigal

Presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me një grusht shteti nga shefat e tij të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës, paralajmërojnë ekspertët.

Analisti Alexey Muraviev i tha Sky News Australia se një përpjekje për të hequr Putin mund të jetë jashtëzakonisht e mundshme.

“Unë mendoj se ka pasur tensione midis dhe komunitetit të inteligjencës së Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin,”-tha ai.

“Unë mendoj se një lloj narrative e rreme iu paraqit atyre nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm, dhe ai u kundërpërgjigj kur rusët filluan të pësonin shumë merrnin viktima. Putin filloi të fajësonte në heshtje shërbimet e sigurisë.”

Ndërkohë, eksperti rus i sigurisë Andrei Soldatov tha se Putini është përballur me kritika të ashpra për “operacionin e tij special” në Ukrainë.

“Presidenti rus është përgatitur për një grusht shteti për disa javë pasi është përballur me kritika të ashpra për ‘operacionin e tij special’ në Ukrainë dhe ai ka spastruar rreth 150 nga spiunët e tij për dështimet e vazhdueshme,”-i tha ai Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane.

Soldatov tha se dy oficerë të lartë në FSB u vendosën në arrest shtëpie nga Putin muajin e kaluar, një veprim që ai tha se tregoi se presidenti është i shqetësuar se forcat e tij të inteligjencës mund të punojnë kundër tij, shkruan Sky News.