Sigal

Papa Françesku u është drejtuar me një letër të gjithë katolikëve në botë, pas zbulimit të abuzimeve seksuale për dekada të tëra në Shtetet e Bashkuara nga priftërinjtë dhe fshehjen e këtyre skandaleve nga peshkopët e tyre.

Në letrën e tij, drejtuar 1.3 miliardë katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka kërkuar falje për këto krime, duke pranuar se dhimbja e viktimave “është injoruar për një kohë të gjatë, është mbajtur e fshehur dhe është mbajtur e heshtur”.

Më 17 gusht, një Juri e Madhe në Pesilvani ka raportuar se të paktën 1 mijë fëmijë kishin qenë viktima të abuzime seksuale nga rreth 300 priftërinj gjatë 70 vjetëve. Raporti po ashtu gjeti se peshkopët e Kishës Katolike Romake vazhdimisht ka dështuar që të mbrojë fëmijët nga abuzimet seksuale ose që të ndëshkojë keqbërësit.

Papa Françesku këtë letër e ka shkruar në shtatë gjuhë të ndryshme duke iu referuar raportit për ngjarjet në Pensilvani. Kreu i Kishës Katolike ka pranuar se asnjë kërkim-falje ndaj viktimave nuk do të jetë e mjaftueshme, por është zotuar se gjëra të tilla “nuk do të ndodhim më”.

Raporti “në detaje ka treguar eksperiencat e të paktën një mijë të mbijetuarve, viktima të abuzimit seksual, se forca e abuzimit dhe e ndërgjegjës së priftërinjve për më shumë se 70 vjet”, ka shkruar Papa.

“Është thelbësore se ne, si Kishë, të jemi në gjendje të pranojmë dhe dënojmë – me dhimbje dhe turpërim – se mizori të tilla të kryera nga personat e shenjtëruar, klerikët dhe të gjithë ata që i është besuar misioni i përkujdesjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, ka shkruar Papa.

Siç ka bërë edhe paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, Papa Françesku ka premtuar “zero tolerancë” ndaj abuzimit të fëmijëve, por skandalet seksuale kanë ndodhur përgjatë viteve, ku janë përfshirë priftërinj në mbarë botën.