Papa i falet Shën Mërisë për suksesin e vizitës në Shqipëri

415
Sigal

Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi i parë Europian për të vizituar, mbajtja e Meshës së Shenjtë, dhe takimet e ngjeshura në 11 orëshin që Papa Francesku kaloi të dielën në vendin tonë, duket se e kanë lënë të kënaqur Atin e Shenjtë. Mëngjesin e kësaj të Hëne, Jorge Mario Bergoglio, Papa argjentinas 77-vjeçar falenderoi Virgjëreshën për mbrojtjen dhe për vizitën e suksesshme në Shqipëri.Papa ka shkuar në Kishën e Shën Mërisë  duke qëndruar “në lutje të heshtur në Kishën e “Salus Populi Romani”, ku ka çuar në formë nderimi një tufë me lule që i’u dhurua mbrëmjen e djeshme gjatë takimit në qendrën Betania në Shqipëri. Besimtarët e pranishëm në kishë iu bashkuan Papës në këngën Salve Regina.  Papa Françesku fill pas meshës, rreth orës 12:30, është rikthyer në Vatikan.