Papa Françesku, vizitë historike në Turqi,do vizitojë Xhaminë e Stambollit

473
Sigal

TURQI – Papa Françesku është nisur për në Turqi në atë që është cilësuar një vizitë historike për të ndihmuar dialogun fetar. Në fillim të turneut 3-ditor, Ati i Shenjtë do të takohet me presidentin turk Reçep Tajip Erdogan në Ankara, i cili ka dominuar politikën turke për 12 vjet, ndërsa më vonë do të vizitojë Stambollin për një takim me kreun e kishës ortodokse.
 
Kjo është vizita e katërt e një pape në Turqinë me shumicë muslimane. Në udhëtimin e tij, Atë Bergolio ka planifikuar të vizitojë Xhaminë e Stambollit ‘Sulltan Ahmet’ ose njohur ndryshe si ‘xhamia blu’.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Papa do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me patriarkun Bartolemeu I, udhëheqësi i 300 milion të krishterëve ortodoksë, në përpjekje për të kapërcyer ndarjen mes katolicizmit dhe krishtërimit ortodoks. Vizita e tij vjen në një kohë që ndjeshmëria politike është rritur shumë në rajon.

Turqia është kthyer tashmë në shtëpi për 1.6 milion refugjatë nga Siria e shkatërruar nga lufta. Shumë presin që Papa të flasë për gjendjen e refugjatëve në rajon.