Papa Françesku takon nënën e shqiptarit Ismail Luli, i riu që u vra në pyll

466
Një përqafim i gjatë vulosi takimin mes Papa Françeskut dhe Deborah Lulit, nënës së Ismailit, të riut 17-vjeçar i cili u vra brutalisht një muaj më parë në Sant’Angelo.
Papa përqafuar nënën e 17-vjeçarit në fund të audiencës së përgjithshme të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku Deborah Luli u ftua me një telefonatë nga Papa.
Mësohet se Papa e ka telefonuar nënën e Ismail Lulit për të qenë e pranishme në meshën e mbajtur në Vatikan, por nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga biseda.
Një ditë para funeralit, pastori i Sant’Angelo, Imzot David Tonti, gjatë takimit me nënën e Ismailit kishte kërkuar një përqafim e saj, pasi nuk gjente dot fjalë për ta ngushëlluar për humbjen e djalit.
Ndërsa tani nuk dihet se cilat janë fjalët që Papa Francesku ka gjetur për të ngushëlluar nënën e 17-vjeçarit, pasi dhimbja dhe plaga përhumbjen e të riut është ende e ndjeshme
Sigal