Papa Françesku: Rjetet sociale na bëjnë pak të shoqërueshëm

450
Sigal

Papa Françesku në predikimin e tij në Sheshin e Shën Pjetrit, u shpreh se “sa më shumë që përdorim mediat sociale, po bëhemi aq më pak të shoqëruar.

Papa Françesku është ankuar për atë që ai e quan “kultura e fyerjeve” në botën e sotme.

Ai paralajmëroi për rrezikun e mbylljes në grupe të vogla, ndaj gjërave dhe njerëzve që i pëlqejnë, duke thënë se kjo është vetëm një “hap i vogël drejt folesë së sektit, madje edhe brenda vetë kishës”.

Papa tha se “sot është në modë të hedhim mbiemra, diçka që është e njëjtë me kulturën e fyerjes. Ai rekomandoi që të keqes t’i përgjigjemi me mirësi”.

Papa Françesku gjithashtu paralajmëroi se kisha katolike rrezikon të bëhet një organizatë e thjeshtë misioni i së cilës është vetëm propaganda, në vend të misionit për nxitje të gëzimit dhe harmonisë.