Panik në SHBA, alarm për bombë në stadiumin ku stërvitet Real Madrid (FOTO)

472
Një alarm për bombë ka frikësuar futbollistët e Real Madrid pas grumbullit të skuadrës në Kaliforni për turneun “International Cup”.
Përveç skuadrës dhe tifozëve edhe banorët e zonës përreth kampusit u evakuuan pas njoftimit nga policia për një pako të dyshimtë dhe telefonatave kërcënuese, shkruan Los Angeles Times.

Megjithatë rezultoi se kërcënimi ishte fals dhe çdo gjë ishte bërë për të përhapur panik. Çdo gjë iu kthye normalitetit pas kontrollit të sigurtë të zonës.

Real Madrid kreu dje seancën stërvitore në kampusin e Kalifornisë.
Sigal