Panik në Moskë, një taksi hyn mes turmës së njerëzve, plagos 7 tifozë meksikanë

361

Panik në qendër të Moskës së mbushur me tifozë të shumtë që presin të ndjekin nga afër kampionatin Botëror.

Një makinë taksi raportohet se ka marrë përpara turmën e njerëzve në rrugën Ilyinka, ndërsa të paktën 7 persona janë plagosur. Të plagosurit janë të gjithë tifozë meksikanë.
shoferi
Mediat vendase, të cilat citojnë forcat e policisë flasin për një aksident dhe jo për sulm terrorist. Sipas tyre, shoferi i taksisë, një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur fillimisht një semafor e më pas turmën e tifozëve.
aksidenti
Autoritetet thonë se kanë mundur të arrestojnë shoferin me origjinë nga Kirgistani.
taksia
Pavarësisht kësaj frika dhe alarmi për sulme terroriste është rritur pas kërcënimit të hapur të ISIS, të cilët një ditë më parë thanë se ishin gati të përgjaknin stadiumet në Rusi. Sot, vetë Departamenti Amerikan i Shtetit këshilloi shtetasit amerikanë të kenë kujdes gjatë udhëtimeve të tyre drejt Moskës.