Panama ka ndërprerë marrëdhëniet e gjata diplomatike” Tajvanin, vendos marrëdhënie diplomatike me Kinën

541
Panama ka ndërprerë marrëdhëniet e gjata diplomatike me Tajvanin dhe në vend të saj ka vendosur marrëdhënie me Kinën.

Qeveria tha se më në fund u bind se ka “vetëm një Kinë” dhe Tajvanin e konsideron si pjesë të saj.

Nga ana e tij Tajvani, shprehu “zemërimin dhe keqardhjen” dhe akuzoi Panamanë për provokim.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur. Një numër i konsiderueshëm shtetesh mbanin lidhje me Taipei në vend të Pekinit, dhe Panamaja është e fundit që ka ndërruar anë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kombi afrikan i ishullit Sao Tome dhe Principe bëri një lëvizje të ngjashme. Tani, vetëm 20 vende kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Gjatë viteve të fundit, Kina ka intensifikuar investimet e saj ekonomike në vendet e Amerikës Qendrore, qendra ekonomike jetike e Kanalit të Panamasë.

Ministria e jashtme e Tajvanit tha në një deklaratë për mediat se “shpreh zemërimin dhe keqardhjen” për atë që ai e quajti një kthesë diplomatike “shumë miqësore” nga Panamaja që “iu dha interesave ekonomike nga autoritetet e Pekinit”.

Ajo akuzoi Panamana për “ngacmim” të Tajvanit, e cila “injoron shumë vite miqësie” midis dy vendeve dhe shtoi se “nuk do të konkurojë me autoritetet e Pekinit për diplomacinë e parave”.

Në qershor të vitit të kaluar kreu i Tajvanit Tsai Ing-wen vizitoi Panamanë, në udhëtimin e saj të parë jashtë shtetit si Presidente.
Sigal