Panairi ndërkombëtar i Selanikut/ Kryeministri Cipras: Objektivi ynë është ulja e papunësisë dhe rritja e rrogave

455
Sigal

Kryeministri grek ka folur në ceremoninë e përurimit të panairit të 83 ndërkombëtar të Selanikut, ku është shprehur për rritjen pozitive të ekonomisë greke.

Gjithashtu Cipras ka shpalosur objektivat e ardhshme të qeverisë së tij, me theksin tek rritja e pagave dhe tek ulja e papunësisë, ku sipas tij gjatë 3 viteve të fundit u hapën 300 mijë vende pune.

Pikat kryesore të fjalimit të Cipras:

Pas nëntë vitesh, ekonomia ndjek kurs pozitiv  zhvillimi. Për  të gjashtin  3mujor rresht  po shënon ritme pozitive, dhe në vitin 2018, këto ritme zhvillimi  pritet  të jenë  afër 2,5%. Papunësia, nga 27% në vitin 2015,  ra në nivelin 19,1%. Gjatë tre viteve, u krijuan  mbi 300 mijë  vende të reja pune.

*Trend rritës po  ndjekin  eksportet, industria, konsumi   dhe tregëtia me pakicë.

*Objektivi i parë i programit tonë për periudhën pasardhëse për atdheun tonë, është të rifitojmë tregun e punës. Të  garantojmë   kushte dinjitoze pune dhe shpërblimi për të gjithë qytetarët, burra dhe gra. Të arrijmë  të ulim papunësinë në nivelin 10% gjatë  pesëvjeçarit të ardhshëm.

*Sot  jemi përsëri në gjëndje që të sjellim në qendër të vëmendjes sonë forcat e afta për punë. Reforma e parë do të jetë rikthimi i negociatave kolektive, rregullime sa më të favorshme, nënshkimi i kontratave kolektive të punës, parimi i shtrirjes së këtyre kontratave të fillojë të zbatohet që prej 21 Gushtit.

 *Reforma e dytë do të jetë rritja e rrogës minimale. Pas uljeve masive të rrogave që erdhën me memorandumin e dytë, sot jemi në gjëndje të shpallim  se angazhim i qeverisë është  që rritja  minimale të realizohet në vitin 2019, pasi të përfundojnë konsultimet me subjektet dhe grupet e interesit.

*Bëmë realitet angazhimin tonë  për  akses të plotë  dhe tërësor  të qytetarëve të pasiguruar, në sistemin shëndetësor. Të gjitha strukturat publike u përforcuan me personel shtesë.

*Për herë të parë bile, përfundoi marrja në punë e 19 mijë pedagogëve plotësues, dhe kjo para fillimit të vitit të ri arsimor. Shkollat në të gjithë vendin do të hapen duke pasur të plotësuara nevojat e tyre për personel mësimdhënës dhe për libra shkollorë.

*Që prej ditës së sotme bile, kemi mundësinë të korrigjojmë padrejtësi tëmemorandumeve dhe t’u  kthejmë atyre që u takojnë, shuma monetare që u janë mbajtur padrejtësisht.

*Ndryshojmë strukturën e taksës së pronave të patundshme, në mënyrë që ajo të bëhet më proporcionale, më e drejtë, më e vogël për banesat sociale, rrjedhimisht, të transformohet  më tepër në një taksë për pronat e mëdha të patundshme  dhe jo të jetë një haraç për  shtresat e gjëra të popullit.

*Duke u kushtuar më tepër kujdes  mjekëve, inxhinierëve dhe avokatëve, zvogëlojmë në minimumin që është në fuqi sot, domethënë 64,5 euro në muaj, kontributet e tyre për pension suplementar dhe për shumën që marrin në dorë me të dalë në pension.

*Kontributet  që paguajnë profesionet e lira do të zvogëlohen   deri në 35%.

*Thithje investimesh të reja  që janë të një rëndësie primare për  rritjen e prodhimit dhe për zvogëlimin e papunësisë.

*Taksat për bizneset do të zvogëlohen nga 29% në 25%.

*Një prej kërcënimeve më të mëdha për vendin, është problemi demografik. Subvencionimi i qirasë së banesës  është një prej masave që do të rrisë mundësinë për çiftet e reja të hedhin hapin e parë, të jetojnë së bashku, të krijojnë familje. Subvencionim  mujor për qeranë , nga 70 – 200 euro në muaj,  për të paktën  300 mijë familje.

*Forcojmë shtetin social me Forcimin e Edukatës  së Veçantë nëpër  shkolla publike: Punësim i menjëhershëm i 4500 mësuesve dhe personeli të  specializuar dhe një Program ‘’Ndihme në Shtëpi’’ për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

*Rritja e rrogës minimale, dhe abrogimi i rrogave nën minimalen, duhet të bëhet në  mënyrë të tillë që të krijojë konsensus social, por edhe të forcojë konkurrencën e ekonomisë greke.

*Subvencionim i kontributeve për sigurim  për të rinj që sapo kanë filluar punë, të moshës deri 25 vjeç, në sektorin privat.

*Abrogim  taksash  për fermerë dhe kooperativa fermerësh.

*Dëshërojmë që Selaniku të shndërrohet në kryeqytet të Ballkanit,  të bëhet zemra e zhvillimit në Ballkan. Të bëhet nyje  tregëtie dhe  shkëmbimesh ekonomike, të bëhet urë  kulturash dhe jo  gardh – një qytet që u  kthen shpinën fqinjëve  të tij dhe pjesës së brëndshme të vendit.

*Me këtë vizion,  me këtë besim,  me krenari dhe me ndjenjën e detyrës kundrejt kombit, të bëjmë Greqinë, përsëri tonën. Një Greqi të prosperitetit, të barazisë dhe të  përparimit.